MAQEDONI – Mediat në Maqedoni kanë publikuar fotografi të ambienteve brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, që tregojnë gjendjen e mjerueshme në të cilën jetojnë të burgosurit.

Burgjet kundërmojnë erë e keqe, pajisjet e higjienës janë diçka luksoze, dhe dhomat janë terren i përshtatshëm për përhapjen e mikrobeve. Në fotografitë që tashmë janë përhapur në internet, shihen pamje të ngjashme me skena të një filmi horror.

Burime të “centarnews” pohojnë se ka ndarje të të burgosurve në dy kategori, ata që bashkëpunojnë me drejtorin dhe kanë të gjitha të drejtat, dhe ata që refuzojnë të bashkëpunojnë me udhëheqjen e korruptuar dhe jetojnë në kushte të mjerueshme.

Për shkak të papastërtisë së madhe, shëndeti i të burgosurve është në gjendje kritike, dhe ndihma mjekësore nuk i jepet askujt. Për këto arsye, rreth 90% e të burgosurve janë në grevë urie në të gjithë burgjet e Maqedonisë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: