Nuk ndodh thuajse kurrë që Mbretëresha e Britanisë të shfaqet pa një çantë dore me vete dhe njerëzit janë kureshtarë se çfarë ajo mban me vete. Ekspertë që merren me familjet mbretërore, zbuluan sendet që monarku nuk i ndan kurrë nga vetja.

Mbretëresha Elizabeth mban gjithmonë biskota për qentë e saj dhe një fjalëkryq të shkëputur nga ndonjë gazetë kur ka mjaftueshëm kohë, si edhe një brisk xhepi që i kujton fëmijërinë. Por, ashtu si çdo grua tjetër, në çantën e saj ndodhet gjithnjë buzëkuq dhe pasqyrë. Shto këtu edhe një pako me mente, një palë syze leximi, një stilograf si edhe ëmbëlsues për pijet e saj.

Një send i pazakontë që Mbretëresha mban me vete është një grep për çantën. Ajo e vendos atë në mënyrë diskrete në tavolinën ku qëndron për të pasur më të lehtë të marrë çfarë i nevojitet pa e larguar çantën e çmuar nga vetja.

Përveç kësaj, çanta e Mbretëreshës ka edhe një funksion tjetër pasi jep sinjale të fshehta për stafin e saj. Ndërrimi i çantës nga një dorë në tjetrën nënkupton se ajo është gati për t’u larguar nga bashkëbiseduesi i saj, ndërsa vendosja mbi tavolinë do të thotë se dëshiron të largohet nga eventi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb