Pol Pogba është një nga lojtarët e shumtë që futen në vitin që i skadon kontrata e tij. Mesfushori francez është i lidhur me Man.United deri në verën e 2022 por duke nisur nga 1 janari është i lirë të negociojë me çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij. Prej një kohë të gjatë, Pogba vijon të jetë një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve për vetë faktin se francezi ka refuzuar në mënyrë konstante çdo ofertë që ka ardhur nga “djajtë e kuq” për të rinovuar kontratën e tij aktuale.

Drejtuesit e United janë të gatshëm të refuzojë sërish çdo ofertë që vjen në drejtim të tij gjatë janarit por me një kusht, Pogba të pranojë ofertën e rinovimit. Sipas ESPN, Pogba për momentin është brenda dhe jashtë, akoma nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen, por në çdo rast Juventus dhe Real Madrid, por dhe PSG qëndrojnë në dritare për të kuptuar se çfarë do të vendos Pogba, të gatshëm për të joshur francezin me ofertën e duhur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: