Birra “Korça” daton në treg që në vitin 1928, është ndërtuar rrëzë malit të Moravës, i njohur për burimet dhe cilësinë e ujit. Fabrika i është nënshtruar një rikonstruksioni të thellë teknologjik dhe ndërtimor, duke ruajtur konceptin arkitekturor të mëparshëm dhe duke e pasuruar me elementë të rinj të të njëjtit stil.

Birra Korca 1
Birra Korca 1

Në hyrje të fabrikës së birrës Korça, ofrohet e gjithë gama e produkteve te saj, bionde dhe e zezë. Ne sot do të njihemi me prodhimin e birrës Korça, aq të preferuar nga të gjithë, nga faza e parë e deri tek procesi i fundit, tek mbushja e shisheve të birrës.

Tradita e shijes së mrekullueshme dhe e cilësisë së lartë të birrës garantohet përmes një teknologjie të sofistikuar e bashkëkohore.
Pas zierjes dhe fermentimit, një proces i rëndësishëm është filtrimi. Shkëlqim Dervishi i cili punon prej 35 vitesh në këtë sektor na demonstron filtrimin e birrës për t’i larguar të gjitha mbetjet nga dy proceset e para.

Birra Korca
Birra Korca

Për të pasur një birrë sa më cilësore dhe të garantuar për konsumatorët, proceset kalojnë përmes kontrollit laboratorik, nga përgjegjësja Milena Sekulla.

Birra Korca 2
Birra Korca 2

Birra “Korça”, ky gjigand teknologjik me standardet më të larta të fabrikimit, është bërë zgjedhja e parë e çdo konsumatori. Për cilësinë e lartë, Birra “Korça” ka marrë vlerësimeve të shumta nga prodhues të huaj të birrës dhe specialistë të fushës dhe preferohet nga të gjithë shqiptarët, nga veriu ne jug.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb