Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, festoi ditëlindjen e tij të 35-të, ku deklaroi se i ka bërë vetes një dhuratë goxha të kushtueshme.

Stresi ka deklaruar se i ka dhuaruar vetes se tij nje makine AudiS8 që kushton: “112 mijë euro”.

Disa ditë më parë ai postoi në Instagramin e tij disa momente nga festa që kishte organizuar. Stresi kishte zgjedhur qytetin e Vlorës, një shtëpi private në periferi për të mbledhur shoqërinë e tij të ngushtë.

Makina të shtrenjta, ambient i dekoruar me detaje luksoze, ishin disa nga detajet që ranë në sy nga festa e ditëlindjes së Stresit ku edhe vajzat seksi, shoqe të reperit nuk kishin si të mungonin.

Stresi 2
Stresi 2

Të shumtë ishin edhe personazhet e famshëm që festuan krah Stresit ne 35-vjetorin e tij. Përveç miqve të tij, të pranishëm ishin edhe Atdhe Xharravina, Fero Fera dhe Finem.

Stresi 1
Stresi 1

Por, çfarë ra në sy ishte mungesa e reperit tjetër, Rigels Rajkut, i njohur si Noizy me të cilin Arkimed Lushaj i ka rregulluar raportet kohëve të fundit. Madje ata janë bërë miq mes njëri-tjetrit. I pyetur nëse reperi ka marrë një ftesë, Stresi tregoi se e ka lenë me Noizyn të festojnë kur të fitojnë secili nga 10 milion euro nga një këngë.

“Dëgjo, me Noizyn e kemi lënë të festojmë kur të bëjmë nga 10 milion euro këngë. Kështu ishte mendimi i tij,”-u shpreh Stresi./panoramaplus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: