Rita Orës, iu kërkua që të vendosej në karantinë për 14 ditë në momentin që zbarkoi në Australi. Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja me origjinë shqiptare po qëndron në hotelin më të shtrenjtë të Sydney-t së bashku me motrën e saj Elena ora.

Hoteli me pesë yje “Park Hyatt”, ku po qëndron dhe Rira Ora, ka një pamje mbresëlënëse të portit gjigant të Sydney-t.

“Park Hyatt” përmban suita të bollshme, një banjë private, kuzhinë të shkëlqyer, një palestër, pishinë dhe madje edhe një shtëpi për mysafirë.

Është e paqartë nëse Rita po përdor suitën presidenciale, e cila krenohet me 950 metra katrorë luks të pastër dhe kushton 16,000 dollarë për një natë, apo ka preferuar shkoi për një opsion më pak të kushtueshëm.

Kujtojmë se disa kohë më parë, këngëtarja u quajt “egoiste” nga policia britanike pasi tentoi të organizonte një festë të paligjshme në 30-vjetorin e saj të lindjes. Rita ndodhet në Australi pasi është pjesëtare e jurisë në “The Voice”, ku do të pozicionohet në krahë të emrave të njohur si: Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb