Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me arrestimin e një pastrueseje në Tiranë, e cila akuzohet se ka vjedhur në banesën ku ishte punësuar. Mësohet se Elida Kodra, 60 vjeçe, ishte punësuar si pastruese në banesën e shtetasit me inicialet Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se pronarët e banesës gjatë javës së fundit kanë konstatuar se mungonte një shumë lekësh dhe janë drejtuar në polici ku kanë bërë dhe denoncimin. Pasi kanë referuar dyshimet e tyre që binin mbi pastruesen, policia ka monitoruar 60-vjeçaren, për ta kapur në ‘grackë’.

Pas përgjimeve dhe informacioneve në rrugë operative grupi hetimor zbuloi se ajo ishte autore e vjedhjes së 2 mijë eurove, 300 dollarëve dhe 35 mijë lekëve të rinj dhe pritën deri në ditën që ajo u rikthye në banesë sërish ku policia në bashkëpunim me pronarin e banesës kanë lënë një shumë parash banesë të cilat pastruesja i ka marrë dhe i ka futur në çantë, më pas ajo është arrestuar në flagrancë nga policia dhe në dëshminë në polici ajo ka pranuar autorësinë e vjedhjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb