TIRANE- Inspektorati Qendror së bashku me Inspektoratin Shëndetësor të Tiranës, ka kryer inspektime online pranë disa bizneseve në kryeqytet. Në terren ishte i pranishëm edhe inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, i cili theksoi se bizneset duhet të kërkojnë nga trupat e inspektimit që procedurat të kryhen në formë ligjore sipas rregullave, në të kundërt për këta inspektorë do të merren masa.

Përmes faqes online të Inspektoratit Qendror, sipërmarrjet kanë mundësi të kontrollojnë dokumentet që kërkohen nga inspektorët në rastet e inspektimeve online.

Për administratoren e një biznesi fason në kryeqytet kjo procedure e re shkurton kohë.

Asnjë inspektor nuk do të ketë më blloqe në duar, por një kompjuter përmes së cilit do të kryejë inspektimin online duke hequr mundësitë për manipulim.

Çdo akt inspektimi, apo shkelje do të raportohet në kohë reale në institucionin qendror duke e bërë atë të pandikueshëm, pasi askush nuk ndërhyn dot për të favorizuar palët.

Inspektori i Përgjithshëm bëri me dije se kjo formë e re e inspektimit bëhet për herë të parë në një vend të Ballkanit, dhe synon që brenda qershorit inspektimet online të shtrihen në të gjithë vendin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb