Temperaturat në Greqi ranë ndjeshëm gjatë natës për shkak të stuhisë ”Leandros” duke i dhënë fund papritur motit të butë të kohëve të fundit.

Ndërsa njerëzit kishin shijuar mot të ngrohtë dhe temperatura mbi 20 gradë Celsius një ditë më parë, qyteti verior i Follorinës regjistroi minus 20 gradë Celsius sot herët në mëngjes.

Zona të tjera gjithashtu panë temperaturat nën zero.

Moti i ftohtë pritet të zhvendoset në jug gjatë fundjavës, me temperaturat që afrojnë ngrirjen në kryeqytetin e Athinës për herë të parë pas një kohe të gjatë, sipas parashikuesve të motit.

Sidoqoftë, temperaturat më të ngrohta priten gjatë javës së ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb