TIRANË OSHEE dhe Policia e Shtetit kanë ndërprerë vetëm sot, 1108 lidhje të paligjshme në të gjithë vendin. Njëherësh, OSHEE ka replikuar me opozitën, e cila, sipas saj, “në vend që të mbështesë rimëkëmbjen e kompanisë, bën politikë duke sulmuar OSHEE-në.

Rasti i publikuar sot nga opozita lidhur me kryekomunarin e Otllakut është krejt ndryshe nga çfarë opozita akuzon, – thuhet në një deklaratë të OSHEE. – Keqardhje që opozita jo vetëm nuk ndjen asnjë përgjegjësi për braktisjen shkatërruese që i bëri kompanisë dhe për borxhin e rëndë që i la në kurriz, por në të kundërt, vetëm sulmon a thua se dëshiron jo suksesin po falimentimin e kësaj ndërmarrjeje strategjike për Shqipërinë.

OSHEE i është mirënjohëse qeverisë për këtë mbështetje e vendosmëri të panjohur më parë për kompaninë si edhe konkretisht për verifikimin e plotë të shlyerjes së detyrimeve nga punonjësit e administratës publike.

Nga ky verifikim masiv do të kemi për herë të parë papajtueshmëri të plotë mes çdokujt që punon në shtet dhe detyrimit të papaguar të energjisë,” – përfundon deklarata.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: