Dalin pozitiv me koronavirus, 8 mësues brenda një dite në shkollën 9-vjecare “Meleq Gosnishti” në Patos, çka ka detyruar Zyrën e Arsimit të marrë masa për vazhdimin e mësimit on line për rreth 180 nxënës të ciklit të dytë, nga klasa e 6 deri në të 9.

Tamponit pozitiv nuk i ka shpëtuar as drejtoresha e shkollës. Burime të sigurta kanë bërë me dije se sot në shkolle, pas javës së mësimit on line, janë rikthyer vetëm një pjesë e nxënësve të ciklit fillor, në bazë të skenarit të përcaktuar. Vendimmarrja për kthimin e mësimit on line për ciklin e dytë të nxënësve të kësaj shkolle ka ardhur si nga drejtues të arsimit, ashtu edhe ata të shëndetësisë. Është rasti i parë në Patos, që pas nisjes së pandemisë, ku rezultojnë pozitiv me Covid një numër kaq i madh mësuesish brenda një dite, duke çuar në ndryshimin e rrjedhës normale të mësimit në këtë periudhë.

Mësimi për nxënësit e ciklit të dytë do të vazhdoj on-line për dy jave, për të pritur më pas edhe vendimmarrjen që do të merret.

Nga ana e bashkisë së Patosit janë marrë pasat për dezinfektimin e mjediseve të shkollës dhe territorit që e rrethon atë.

Pothuajse çdo ditë, mësues e nxënës rezultojnë pozitiv me Covid-19 në Fier, duke e renditur qarkun e dytë në rang vendi për nga numri i të prekurve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: