Vijon prej orës 07:00 procesi i votimit në të gjithë vendin. Gazetarja e “News24” dhe “BalkanWeb”, Erjola Jata, ishte këtë mesditë brenda një qendre votimi, në shkollën “Hasan Prishtina”, në Tiranë.

Duke folur për mikrofonin e “News24″, kryetari i kësaj qendre votimi tha se deri më tani në këtë qendër ka kaluar pjesëmarrja 50% dhe mbarëvajtja ka ecur mirë.

“Për pjesëmarrjen kemi kaluar 50%, sa i përket mbarëvajtjes cdo gjë është në rregull, nuk kemi pasur asnjë problem. Qytetarët paraqiten me kartën e identitetit, bëhet verifikimi, merret shenja e gishtit”, tha kreu i qendrës së votimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb