Drake e ka nisur gjithçka nga zero, por tani reperi ai ka një mega-rezidencë në Toronto.

Superylli kanadez, 33 vjeç, nuk kurseu asgjë për shtëpinë luksoze prej 35,000 metrash katrorë që ndërtoi në vendin e tij në fund të vitit 2019.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shtëpia e tij përmban një dhomë pritjeje magjepsëse ku bie në sy një piano, tavolinë mermeri dhe karrige e krevate me ngjyrë gri.

Kuzhina është moderne dhe ka shumë hapësirë për t’u argëtuar. Ndërsa, pjesa e jashtme e shtëpisë së Drake duket më shumë se një pallat.

Në garazhdin i tij mund të qendrojnë 10 vetura.

Më 2015, reperi bleu shtëpinë për 6.7 milionë dollarë, kurse për të dizajnuar atë punësoi kanadezin Ferris Rafauli, për t’ia bërë ëndrrat realitet.

Ai ka shpenzuar më shumë se 1 milion dollarë në pemë të larta 20 metra për kopshtin e shtëpisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb