TIRANE

Së fundmi Adelina Tahiri ka qenë në qendër të vëmendjes. Në fillim ka qenë martesa në dhjetor të vitit të kaluar me avokatin e njohur maqedonas Serjoza Markov dhe më pas lindja e djalit të saj Jon.

Tani që është bërë nënë këngëtarja është përkushtuar vogëlushit me kohë të plotë dhe nuk dihet se kur do t’i kthehet muzikës.
Megjithatë ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan me ndjekësit momente të bukura nga jeta e saj familjare.

Në postimet e ndryshme nuk mungojnë ato ku këngëtarja shpalos jetën luksoze. Para së të lindte djali i saj, Jon Adelina dhe bashkëshorti i saj u transferuan në shtëpinë e tyre të re. Ka qenë vetë këngëtarja që ka tregoi fotot e shtëpisë luksoze.

Ndërsa mbrëmjen e kaluar ajo ka publikuar një foto ku tregon një pjesë të shtëpisë së saj. Në foto shihet lavamani i veçantë me kokë mjellme i veshur i gjithi me ar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb