ITALI

Ish-zëvendës Kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini e ka shprehur herë pas here vlerësimin që ka për Shqipërinë.

Ai ishte ndër të parët që përshëndeti nisjen e stafit të personelit mjekësor nga Shqipëria, e cila u vendos në ndihmë të situatës kaotike të krijuar në spitalet në Itali, për shkak të COVID-19.

“Telefonova personalisht kryeministrin shqiptar Edi Rama për ta falënderuar si italian, atë dhe popullin shqiptar që dërguan 30 mjekë. Nga Europa nuk arrin asgjë, nga Gjermania, Holanda, Brukseli nuk vjen asgjë, nga Shqipëria e afërt vijnë 30 mjekë, dhe unë e falënderoj me zemër”- tha më herët Salvini.

Ndërsa së fundmi, ai ka postuar një foto nga shtëpia e tij, ku u pa dhe një qeleshe me shqiponjën me dy koka cila lexonte “Albania”. Ngjitur me qeleshen, qëndronte dhe një foto e tij me vajzën Mirta.

“Mirëmëngjesi miq. Sot do të jem në Lampeduza. Italia dashuron të mbrohet, kufijtë mbrohen”, ka shkruar kreu i partisë së ekstremit të djathtë Lega Nord, krahas fotos së publikuar.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: