ELBASAN- Moti i keq, me erë, reshje të forta e breshër ka shkaktuar dëme të shumta në bujqësi në qarkun e Elbasanit. Sipas raportimeve, një sasi e konsiderueshme breshëri ka rënë në disa zona, ndërsa trashësia e kokrrizave arrinte nga 3 deri në 7 cm.

Për pasojë në njësinë administrative Polis i Librazhdit janë dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme me grurë e misër si dhe pemët frutore, por edhe në zona të tjera.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: