Një breshër me madhësi sa një top pinpongu ra pasditen e kësaj të shtune në zonat e Kastorias, duke shkaktuar dëme në makina, shtëpi dhe të mbjellat.  Siç shihet në foto nga zona, kokrra e breshërit kishte madhësinë e një topi ping pongu.

Rënia e këtij breshëri të pazakontë shkaktoi dëme jo vetem në të mbjella dhe mjete automobilistike por edhe në ngrohësit diellorë, që i plasariti dhe në shume vende i shkatërroi fare.

Sipas buletinit të urgjencës së fenomeneve të rrezikshme të motit të lëshuar nga EMY, një ndryshim i përkohshëm i motit është parashikuar nga pasditja e vonë e 15 gushtit edhe në veri të Greqisë me shira të fortë dhe stuhi të shoqëruara nga erëra të forta dhe breshër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këto fenomene intensive do të prekin Maqedoninë, kryesisht Qendrore dhe Lindore, nga pasditen e sotme deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur ato përkohësisht do të shtrihen në Thrakë dhe gradualisht do të dobësohen.

Nga pasdite deri në orët e mbrëmjes së së dielës, fenomene të forta do të shfaqen përsëri në Maqedoninë Qendrore dhe Lindore.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb