Gazetari Igli Çelmeta ka dhënë detaje të reja nga atentati i ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Gazetari Çelmeta tha për BalkanWeb se xhaxhi i Fation Muratit që është edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë, Sahit Murati është aktualisht në sallën e operacionit. Shehat Murati ka marrë dy plumba në shpatull. Të plagosurit e tjerë gjithashtu kanë marrë plumba në kofshë, gjoks, ndërsa njëri prej tyre është prekur edhe në kokë por bëhet me dije se nuk ka goditje në pjesë vitale. Deri më tani sipas mjekëve gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: