LEZHË

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë pasdite në qytetin e Lezhës.

Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se para pak minutash, janë dëgjuar krismat me armë.

Krismat janë dëgjuar në lagjen “Gurrat” të qytetit. Policia ka dalë në vendngjarje, ndërsa deri tani nuk është arritur të zbardhet ngjarja.

Një banore ka treguar të gjithë makthin që ka kaluar ajo dhe banorët nga ngjarja.

“Ne jemi duke u dridhur. Krismat janë dëgjuar në këtë krahun këtej. Vetëm krisma kam ndjerë, se nuk kam parë gjë. U frikësova, jam bërë verdhë. të kesh frikë të rrish në shtëpinë tënde, është kjo.

Nuk ka bërë vaki kështu ndodhie, nja tre herë të shtëna i kam dëgjuar. Më kapën dridhurat, thashë se çfarë ndodhi”, tregoi banorja.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb