KSAMIL- Panik në Ksamil. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në ajër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në Ksamil te “Kthesa e Shëtitores”. Burime policore bëjnë me dije se nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por krismat kanë shkaktuar panik tek banorët.

Ndërkohë, blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: