VLORE- Një 18-vjeçar nga Vlora është vënë në pranga ditën e sotme, pasi ka qëlluar me breshëri automatiku në ajër pas konfliktit me dy bashkëfshatarë të tij.

I arrestuari është shtetasi me iniciale E.S., banues në fshatin Rexhepaj të Vlorës. Pas një konflikti për motive të dobëta, 18-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim për të kanosur 2 shtetas të tjerë, R.M dhe H.M.

“Më datë 19.11.2016, në fshatin Rexhepaj, shtetasi E.S., për motive të dobëta, ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim për të kanosur shtetasit R.M dhe H.M (bashkëfshatarët e tij). Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – armën e zjarrit “Gjysëm-automatike”, model 56; 17 copë fishekë të kalibrit 7.62; 1 krëhër.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb