LUSHNJE – Moti i keq, me reshje të dendura breshëri, është bërë shkak për një aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, ku janë përfshirë 5 automjete.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se 5 makinat udhëtonin njëra pas tjetrës, në momentin kur zona e Konjanit është mbuluar nga breshëri, duke vështirësuar qarkullimin. Për pasojë, mjeti tip furgon që ishte në krye të vargut të makinave ka dalë nga rruga. Më pas janë përplasur me njëra-tjetrën edhe makinat e tjera që udhëtonin pas furgonit.

Mësohet se njëri prej automjeteve të aksidentuara ka përfunduar jashtë rruge, në oborrin e një banese private, ndërsa të tjerat kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët u transportuan në spitalin e Lushnjes, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: