Mbretëresha Letizia e Spanjës u shfaq shumë elegante, teksa ishte e pranishme në edicionin e parë “Retina ECO Award’s” në Fondacionin Giner de Los Rios.

Nëna e dy fëmijëve mbante veshur një fustan të zi shumë klasik, ku ekspozonte shpatullat. Fustani i ngushtë i tregonte belin e hollë teksa mbërriti në ngjarjen e rëndësishme në Madrid, mbrëmjen e së hënës.

Stili i veçantë i Mbretëreshës së Spanjës,

48-vjeçarja kishte zgjedhur një palë taka të zeza për t’i kombinuar sa më bukur me fustanin që ktheu gjithë sytë nga vetja. Gjithashtu paraqitjen e saj e kishte shoqëruar edhe me një çantë të zezë, që e mbante në duar.

Mbretëresha Letizia, e cila është e njohur për stilin e saj të veçantë, flokët i mbante të lëshura, duke treguar kështu vathët prej ari të “Tous Shell”. Njëkohësisht mbante në gisht edhe një unazë të thjeshtë nga “Karen Hallam”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb