VLORË

Pak momente pa temë koronavirusin në këto ditë të ngarkuara psikologjikisht për të gjithë i sjellin këto pamje të një kafshë uji e kapur në ujërat e Adriatikut.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se një breshkë uji Kareta-kareta ka rënë në rrjetën e një peshkatari në Vlorë i cili sapo e ka pikasur e ka çliruar dhe lëshuar përsëri në ujë. Në video dëgjohet që peshkatari i zonës së Poros e quan Lule dhe i thotë me nota shakaje “Ik dhe thuaj që ka njerëz të mirë këtej”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: