Ministrat mund të anulojnë legjislacionin e propozuar që do t’i lejonte Britanisë të prishë në mënyrë të njëanshme disa marrëveshje të Brexit për Irlandën e Veriut , si një shenjë e vullnetit të mirë në negociatat me BE-në.

Media britanike “The Guardian’ ka raportuar se negociatorët e BE-së dhe Britanisë shpresojnë se mund të jenë në gjendje të hyjnë në fazën e “tunelit” të negociatave javën e ardhshme. Kjo fazë, e cila përfshin negociata intensive pa komente publike, ka të ngjarë të planifikohet pas një takimi midis sekretarit të jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, dhe nënpresidentit të Komisionit Evropian Maroš Šefčovich në fillim të javës së ardhshme.

Në shenjë simbolike, qeveria e Britanisë deklaoi sot se do të vononte më tej thirrjen e zgjedhjeve në Irlandën e Veriut në mënyrë që t’i jepte një shans bisedimeve për Brexit. Por në bazë të burimeve të larta të BE-së, është duke u bërë një “progres i ngadaltë”, me të dyja palët që paralajmëruan se kishte ende dallime të rëndësishme.

Të dyja palët përshëndetën marrëveshjen e javës së kaluar mbi ndarjen e të dhënave dhe aksesin e BE-së në sistemet britanike të IT si një hap kyç në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi protokollin. Por mbeten çështje të rëndësishme të pazgjidhura, veçanërisht një kërkesë e Britanisë që gjykata evropiane e drejtësisë nuk duhet të ketë asnjë rol në mosmarrëveshjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb