Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se në rast të vendimit për shtyrjen e serishme të Brexit, është e rëndësishme të mbrohet projekti dhe uniteti evropian, si dhe të merren përgjigje të qarta dhe të respektohet zgjidhja e popullit britanik.

“Në sytë e mi ende asgjë nuk është zgjidhur, veçanërisht kur bëhet fjalë për shtyrje më të gjata”, tha Macron në samitin e liderëve të BE-së kushtuar shtyrjes së serishme të Brexit.

Macron tha se në takimin me kryeministren britanike Theresa May, tri gjëra thelbësore duhet patjetër të qartësohen: pse nevojitet një shtyrje më e gjatë, cili projekt politik e justifikon atë dhe cilat janë propozimet e qarta.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May u shpreh për mediat se i vjen keq që parlamenti britanik nuk ka qenë në gjendje të ratifikojë deri tani marrëveshjen që do të lejonte daljen e rregullt të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb