Fëmijë të të njëjtëve prindër, por të kundërt në bindje.

Në Britaninë e Madhe, gazetarja Rachel Johnson, motra e ish-ministrit të Jashtëm konservator, Boris Johnson, është gati për të dalë në fushë me partinë e porsalindur ”UE change UK”, nëse Britania e Madhe do të marrë pjesë në zgjedhjet europiane në fund të majit.

Njoftimi është bërë nga vetë Rachel Johnson, aktiviste dhe militante anti Brexit.

Rachel u përfshi në listën e kandidatëve për zonën zgjedhore të Anglisë Jugperëndimore dhe mori pjesë sot në Bristol në fillimin e fushatës lokale për zgjedhjet europiane./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb