Më shumë se 2250 shtetas britanikë janë urdhëruar të largoheshin  nga vendet e BE në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit gjatë shtatorit të vitit të shkuar, raportuar nga zyra statistikore e bllokut.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se 2285 shtetas britanikë janë dëbuar nga 1 janari i vitit 2021, pasi humbën të drejtën e lëvizjes së lirë në BE.

Po ashtu, ekspertët u shprehën se të dhënat nuk specifikonin nëse të gjitha largmet kishin të bënin me Brexit, por që shumica e rasteve lidhet më të.

Në të dhënat e Eurostat-it, shihen ndryshime midis shteteve anëtare të BE-së, ku vetëm Suedia përbën gati gjysmën e të dëbuarve, me 1050 qytetarë. Më pas pasohet nga Holanda me 615 shtetas britanikë.

Sipas kushteve të marrëveshjes së Britanisë dhe BE-së, shtetasit britanikë kishin të drejtë për qëndrim të përhershëm, duke mbrojtur të drejtat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: