Pas ish-kryeministres Theresa May, Parlamenti i Britanisë së Madhe ka rrëzuar edhe kryeministrin aktual, Boris Johnson, sa i takon marrëveshjes së Brexit për daljen nga Bashkimi Evropian.

Në një seancë historike këtë të shtunë, Parlamenti britanik ka votuar për shtyrje të Brexit. Vetëm pak ditë më parë, u arrit një marrëveshje e re për Brexit mes Johnson dhe BE, në të cilën thuhej se Britania e Madhe do të dalë nga BE brenda muajit tetor.

Kujtojmë që Theresa May dha dorëheqjen më 7 qershor të 2019, pasi nuk arriti dakordësi në Parlament për çështjen e Brexit. Ajo u pasua nga kryeministrin Johson, i cili duket se do të ketë të njëjtin fat, për shkak se deputetët britanikë kanë votuar sërish kundër Brexit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb