Regjimi i Iranit përballet me protestat më të mëdha në historinë e fundit, një normalitet i ri po përfshin qendrat urbane të vendit.

Vajzat, adoleshentët dhe gratë  po dalin gjithnjë e më shumë në rrugë pa shaminë e tyre, ose pa hixhab, duke sfiduar me guxim kërkesën e detyrueshme për të mbuluar kokën në publik.

Vdekja e Mahsa Amini , e cila dyshohet se u rrah në paraburgim në polici për mbajtjen e papërshtatshme të shamisë së saj, ka nxitur valën më të madhe të mospajtimit kundër kodeve të rrepta fetare të veshjes që nga vitet e hershme të trazuara të Revolucionit Islamik të 1979-ës.

Gratë dhe vajzat thonë se janë të vendosura të përballen me një teokraci qeverisëse që dikur dukej e pathyeshme.

Protestat vazhduan këtë fundjavë në qendrat e qyteteve dhe kampuset universitare më shumë se 40 ditë pas vdekjes së Aminit dhe madje edhe kur regjimi përdori plumba, gaz lotsjellës dhe arrestime shumë prej tyre, për t’i shuar protestat.

Një nga ato gra që tani guxon të ecë në rrugë e pambuluar, Farnaz tregon guxim në një vend që nuk ka pasur asnjë shqetësim për vrasjen e civilëve në rrugë.

Mijëra vajza dhe gra të reja me një moshë mesatare 17 vjeç tashmë janë burgosur për demonstrata kundër regjimit që nga fillimi i shtatorit, sipas një raporti të rrjedhur të qeverisë të marrë nga Neës Ëire.

“Edhe në ditët e fundit të protestave, unë jam përballur me policinë e trazirave, kam shkuar drejt tyre, i kam vështruar në sy pa folur me ta dhe ata nuk kanë marrë asnjë veprim ndaj meje,” thotë Farnaz, me zërin e saj të guximshëm dhe ndjenjën e shpresës dhe qëllimit që për sfidën e saj ia vlen të rrezikohet.

Ajo thotë se regjimi islamik, i cili rrëzoi Shahun në vitin 1979, tani duhet të lehtësojë rregullat e shamisë, të prezantuara për herë të parë katër vjet më vonë dhe të zbatuara me zell nga policia e moralit që atëherë.

Vala e fundit e zemërimit dhe zhgënjimit publik ka kulmuar me thirrjet “vdekje për diktatorin” britma që çoi në rënien e shahut , duke u drejtuar rregullisht kundër liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Duke ecur nëpër lagjet më të pasura të qytetit të saj të lindjes, Farnaz tha se së fundmi ajo u brohorit që nuk i mbuloi flokët dhe u përshëndet me slogane të tjera që tani janë sinonim i protestave, duke përfshirë “grua, jetë, liri”.

Megjithatë, në lagjet më pak të pasura, ajo hasi në kundërshtim dhe rezistencë ndaj ndryshimit, pasi njerëzit u përpoqën t’i kujtonin asaj se ajo jeton në një vend mysliman.

Irani për të Drejtat e Njeriut, me seli në Norvegji, tha se të paktën 253 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë të Iranit në gjashtë javët e fundit, 34 prej tyre fëmijë. Numri i të arrestuarve ka shkuar në 14,000.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb