Nga zonja Katerina
Përbërësit

2 filxhanë oriz, 2-3 patate, 3-4 lgj vaj ullirim, 100-150 gr djath të bardhë, 2-3 kokrra vezë, 1 filxhan pana, 3 filxhanë ujë ose lëng perimesh, 1 qepë të thatë, 2-3 qepë të njoma, 3-4 lgj vaj ulliri, Koper, majdanoz, Kripë, piper i zi, piper i kuq.

Përgatitja

Kaurdisim fillimisht qepën e thatë më pas shtojmë qepët e njoma të grira hollë dhe vazhdojmë kaurdisjen sa qepët të zbuten pak. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe shtojmë erëzat, orizin dhe patatet. I trazojmë mirë dhe i hedhim të gjithë përbërësit në tavë. Shtojmë në tavë panën dhe djathin e bardhë të thërrmuar dhe në fund hedhim 3 filxhanë ujë ose lëng perimesh të vluar. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40-45 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: