TIRANE

Ai ka mijëra ndjekës dhe miliona shikime në rrjetin më viral “Tik tok”. Çdo gjë nisi nga dashuria, nga dashuria për fotografinë. Faqja e tij “Dritë hije” është një galeri arti, fotografi Brian Hoxha mund të quhet pa modesti fotografi i karaktereve.

Krahas aprovimeve që ai merr në terren nga personazhe të ndryshme për t’i fotografuar, jo çdo gjë shkon si pas parashikimeve. I ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela, ai tregoi emocionet e këtij profesioni por dhe punën në terren!

“Unë jam fotograf por kam dhe një karakter timin, personalitetin tim që nuk ka lidhje me fotografinë, unë mundohem t’i bëj bashkë dhe kur u afrohem njerëzve nuk sforcohem të bëj një “show”, por në bazë të personit që shoh përballë mendohem t’i përshtatem në muhabet në varësi sesi është ai person, i trishtuar, i mërzitur, energjik. Biseda jo gjithmonë shkon sipas parashikimit , ai person jo gjithmonë pranon të bëj foto.

Mbaj mend personin e parë që kam ndaluar dhe fotografuar në rrugë, ka qenë një siklet i madh, ka qenë një vajzë me flokë të kuqe në qendër të Tiranës, madje është dhe video , i bëra disa foto pa mendje dhe më pas shkova i fola dhe fati im i mirë që ishte një vajzë shumë solare dhe dolën disa foto shumë të bukura ku më pas mendova ta vazhdoj”- tha Briani.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: