Përmbytja e një anije me rreth 80 emigrantë në bord, ka shkaktuar të paktën 13 viktima deri tani njoftojnë autoritetet.  Nërkaq, 62 persona mësohet se janë shpëtuar nga raportimi i deritanishëm për mbytjen e anijes në Greqi.

Kjo anije u mbyt të premten pasdite pranë Paros, ndërsa raportohet se në bord ndodheshin 80 emigrantë.

Autoritetet greke kanë reaguar menjëhërë  duke dërguar në vendin e ngjarjes katër anije të Marinës, një helikopter, një avion C130 dhe 9 anije barka shpëtimi.

Njësia e Misioneve Nëndetëse të Rojës Bregdetare ka shkuar në vendngjarje, njofton Ministria e Transportit greke, e cila do të hetojë mjetin e përmbytur.

13 viktimat e varkës me emigrantë që u përmbys në detin Egje të premten vonë, e çojnë në të paktën 27 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga tre aksidente në po aq ditë që përfshinin varka me emigrantë në ujërat greke.

Mbytjet erdhën pasi kontrabandistët favorizojnë gjithnjë e më shumë një rrugë të rrezikshme nga Turqia në Itali, e cila shmang ishujt lindorë të Egjeut të patrulluar shumë të Greqisë, të cilët për vite ishin në ballë të krizës së migracionit të vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb