Briken Calja ka kaluar me sukses testin anti-doping. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë peshëngritësi shqiptar, i cili e ka ndarë me ndjekësit e tij duke e postuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” se ndihet i lumtur që këto teste treguan vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të Peshëngritjes:

“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes. Testet anti-doping dolën duke treguar pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit.

Jam jashtëzakonisht im lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat. Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh.”, shkroi Calja.

269625660 1370067580088805 1272315003345711178 N
269625660 1370067580088805 1272315003345711178 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb