Programi Botëror i Ushqimit (WFP) njoftoi se Briri i Afrikës ka përjetuar periudhën më të thatë që nga viti 1981 dhe se rreth 13 milionë njerëz po përballen me kushte të rënda urie.

Në deklaratën e WFP-së thuhet se 13 milionë njerëz në Etiopi, Kenia dhe Somali do të përballen me uri në tremujorin e parë të vitit për shkak të efektit të thatësirës.

Theksohet se prodhimet bujqësore janë dëmtuar, blegtoria ka filluar të humbasë, familjet janë larguar nga shtëpitë për shkak të etjes dhe problemeve ushqimore për faktin se tre periudha radhazi të reshjeve kanë qenë më të ulëta se sa pritej.

Drejtori rajonal i WFP-së për Afrikën Lindore, Michael Dunford tha se për të shmangur krizën është e nevojshme ndihma urgjente humanitare.

Shifra që WFP deklaroi se është e nevojshme për të ndihmuar 4.5 milionë njerëz në 6 muajt e ardhshëm është afërsisht 327 milionë dollarë.

Gjatë thatësirës dhe krizës së ushqimit në rajon në vitin 2011, në Somali humbën jetën rreth 250 mijë njerëz.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb