Per Billie Eilish muajt e fundit kanë qenë të pasur me kënaqësi (çmimet Grammy, performanca në Oscar dhe pjesëmarrja në filmin e JAMES Bond) por edhe presione. Në skenën e Brit Awards 2020, ku e ka marrë çmimin nga Mel C, si artistja më e mirë femër ndërkombëtare, këngëtarja e re kaliforniane ka shpërthye në lot. ”Së fundmi jam ndjerë shumë e urryer’, ka pranuar ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘Kur jam në skenë dhe ju shoh ju tek më buzëqeshni, me vjen vërtetë dëshira të qaj dhe dua të qaj tani, prandaj faleminderit’, ka mbyllur ajo fjalimin. Një fjalim që kthehet në një vendim për të marrë një pauzë nga rrjetet sociale, për shkak të disa komentuesve që kanë arritur t’i helmojnë jetën. ‘Nuk lexoj më fare komente. Po shkatërroja jetën time. Pavarësisht se ti do i bësh gjërat mirë, gjithmonë do të kesh njerëz që do të urrejnë’, kishte pranuar në një talk show në “BBC Breakfast”. “Duhet të kisha hequr dorë prej kohësh të mos lexoja më komente, por problem është sepse dua të rri në kontakt me fansat e mi. Urryesit shkatërruan gjithçka, është e neveritshme’.

Lewis Capaldi ka qenë mbreti i mbrëmjes- Nëse Billie ishte mbretëresha e mbrëmjes, roli i mbretit është për Lewis Capaldi. Artisti skocez mori çmimin e mirënjohjes si artisti më i mirë në zhvillim, si dhe kënga e tij “Someone You Loved”, kushtuar gjyshes së tij që ishte ndarë nga jeta 2 vjet më parë, mori çmimin kënga më e mire e vitit. Reperi Dave mori çmimin si albumi më i mirë me (“Psychodrama”), ndërsa kolegu Stormzy ka marrë çmimin e artistit më të mirë mashkull. Foals janë kurorëzuar si banda më e mirë e vitit dhe Tyler, The Creator, i shkoi çmimi artistit më të mirë mashkull ndërkombëtar.

Artisti më i mirë mashkull – Stormzy
Artistja më e mirë femër – Mabel
Grupi më i mirë – Foals
Artisti më i mirë në zhvillim – Lewis Capaldi
Ylli më i mirë në rritje – Celeste
Kënga e vitit – “Dikush që e ke dashur”, Lewis Capaldi
Albumi i vitit – “Psikodrama”, Dave
Artisti më i mirë ndërkombëtar mashkull – Tyler, Krijuesi
Artistja më e mirë ndërkombëtare femra – Billie Eilish

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb