Të paktën katër fëmijë në Britaninë e Madhe janë dërguar në spital, pasi kanë ngrënë bonbone të mbushura me kanabis, shkruan Sky News.

Policia ishte njoftuar se katër fëmijë, nuk ndiheshin mirë dhe gjatë gjithë kohës, rrëzoheshin dhe villnin. Bëhet fjalë për një vajzë 12-vjeçare, një djalë i pot ë njëjtës moshë dhe një tjetër 13-vjeç, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Vajza ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore sipas autoriteteve .Që të katërt e kaluan natën nën mbikëqyrjen e mjekëve, e raportohet se bonbonet u ishin dhënë fëmijëve në një park lodrash.

Policia ka njoftuar se nuk ka ndonjë përshkrim të detajuar të këtyre bonboneve. Policia i ka bërë thirrje prindërve që të raportojnë nëse pikasin simptoma të ngjashme tek fëmijët e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: