BRITANI E MADHE

Katër fëmijët që humbën jetë në banesën e përfshirë nga flakët në Britaninë e Madhe janë identifikuar me emra. Dëshmitarët për kamerat kanë folur edhe  për veprimin heroik të babait të tyre, i cili u hodh nga dritarja duke shpëtuar edhe një nga fëmijët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia e Staffordshire konfirmoi më herët vdekjen e tre fëmijëve, 3-vjeç, 6, 8 dhe 4-vjeç në shtëpinë e tyre mëngjesin e së martës.

Pavarësisht përpjekjes së zjarrfikësve  për të shpëtuar fëmijët, për ta ka qenë e pamundur të depërtojnë në flakët e dyshuara të shkaktura nga rrjedhjet e gazit.

Nëna e fëmijëve, e identifikuar si Natalie Unitt, pasi arriti t’i shpëtonte ferrit dhe trokiti në dyert e komshinjve për ndihmë, ndodhet në spital. Babai i tyre është identifikuar si Chris Moulton, ndërsa dëshmitarët shprehen se ai arriti t’i shpëtonte flakëve duke dalë nga dritarja me një nga fëmijët e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: