Britania e Madhe regjistroi në 24 orët e fundit 360 vdekje të reja nga koronavirusi i ri në spitale.

“Ky është numri më i ulët që prej muaji mars”, tha ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

“Britania e Madhe është një nga vendet më të prekura nga pandemia e COVID-19 në Europë”, shtoi ai në një konferencë për shtyp.

Në total, COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e 21 092 pacientëve në Britanine e Madhe, vlerësim i cili nuk përfshin azilet e pleqve.

Numri i rasteve të konfirmuara zyrtarisht tani ka arritur në 157 149 persona (+4 310).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb