Më shumë se 50 emigrantë shqiptarë janë kapur nga policia britanike në një terminal në Killingholme. Emigrantët ishin fshehur në një kamion që vinte nga Hungaria drejt Britanisë.
Në vendngjarje ishin pesë makina të Policisë, të cilët kanë bërë të mundur ndalimin e këtij kamioni dhe kanë vënë në pranga shoferin. Ndërkohë, aty ndodheshin edhe katër ambulanca për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve.

Komandanti i Forcës Kufitare për rajonin Humber, Mark Robinson, tha se në mes të emigrantëve shqiptarë ishte edhe një grua shtatzënë, e cila është dërguar menjëherë në spital për të kryer kontrollet e nevojshme.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: