Udhëtarët që mbërijnë në Britaninë e Madhe, të cilët mashtrojnë duke thënë se nuk kanë ardhur nga një nga vendet e listës së kuqe të Covid-19, mund të burgosen deri në 10 vjet, ka njoftuar sekretari i Shëndetësisë, Matt Hanckok.

Hancock i tha parlamentit se njerëzit që gënjejnë duke thënë se nuk vijnë nga një vend i listuar me të kuqe, përfshirë Argjentinën, Afrikën e Jugut ose Zimbabven, do të përballen me një dënim me burg deri në 10 vjet.

“Këto masa do të hyjnë në fuqi këtë javë”, shtoi ai.

“Unë nuk kërkoj ndjesë për rreptësinë e këtyre masave sepse kemi të bëjmë me një nga kërcënimet më të forta për shëndetin tonë publik me të cilin jemi përballur si komb”, deklaroi Hanckok.

Nga 15 shkurti, njerëzit që do të hyjnë në Britaninë e Madhe nga 33 vende me rrezik të lartë, duke përfshirë disa në Amerikën e Jugut dhe pjesët jugore të Afrikës, do të duhet të karantinohen për 10 ditë në një hotel dhe të sigurojnë tre rezultate negative të testit të koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb