Kryeministri britanik Boris Johnson ka rënë dakord për publikimin e shumëpritur të një raporti të ndjeshëm mbi ndërhyrjen e mundshme ruse në politikën britanike, njoftoi sot zëdhënësi i tij.

Raporti prej 50 faqesh, i hartuar nga Komisioni Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë (ISC), shqyrton aktivitetet ruse, midis të cilave një ndërhyrje të mundshme në referendumin mbi Brexit, në vitin 2016.

Komisioni e filloi hetimin në nëntor të vitit 2017 dhe ia dorëzoi raportin e tij kryeministrit në mes të tetorit, sipas ish-presidentit të tij Dominic Grieve.

Në fillim të nëntorit, qeveria u kritikua për mospranimin e botimit të raportit para zgjedhjeve të 12 dhjetorit, duke ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare.

“Publikimi i këtij raporti nuk do të dëmtojë organizatat, të cilat mbrojnë sigurinë tonë kombëtare”, tha zëdhënësi i Boris Johnson.

Rusia e mohoi përfshirjen e saj, por kjo çështje çoi në dëbimin e dyanshëm të diplomatëve midis Londrës, aleatëve të saj dhe Moskës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb