Qeveria britanike njoftoi për një ndihmë prej dy miliardë stërlinash, për të mbështetur investimet publike në Irlandën e Veriut, e sapodalë nga tre vjet paralizë politike.

“Ky injeksion prej dy miliardë stërlinash do të ndihmojë në transformimin e shërbimeve publike në Irlandën e Veriut”, tha ministri përgjegjës për territorin, Julian Smith.

“Ky financim i jep siguri ekzekutivit dhe lejon zbatimin e reformave shumë të nevojshme në shëndetësi, arsim dhe drejtësi”, shtoi ai në një deklaratë.

Institucionet e Irlandës së Veriut nisën punën të shtunën, një ditë pas përfundimit të marrëveshjes midis unionistëve dhe republikanëve për të rivendosur qeverisjen e përbashkët, e cila mungonte që nga rënia e qeverisë pas një skandal politiko-financiar në vitin 2017.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb