Carrie Symonds, e fejuara shtatzënë e kryeministrit britanik, Boris Johnson, konfirmoi se vuante nga simptomat e Covid-19 ashtu si partneri i saj.

Por ndryshe nga Johnson dhe princi britanik, Charles i cili gjithashtu rezultoi pozitiv, Symonds, 32 vjeçe, nuk u testua për të parë nëse ishte e infektuar.

“Javën e kaluar qëndrova në shtrat dhe kisha simptomat kryesore të koronavirusit. Unë nuk kam nevojë për tu testuar dhe pas shtatë ditësh pushimi, ndihem më e fortë dhe jam në duke u përmirësuar”, shkruajti Symonds në Twitter, e cila pritet të lindë në mes të vitit.

“Të qënit shtatzënë me Covid-19 dukshëm është shqetësuese. Për gratë e tjera shtatzëna, ju lutemi lexoni dhe ndiqni udhëzimet më të përditësuara”, shtoi Symonds.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb