Familja Mbretërore angleze duket se është ‘plagosur’ nga njoftimi i papritur i Harry dhe Meghan për të hequr dorë nga ‘statusi fisnik’ i familjes mbretërore britanike. Lajmin e bën me dije Bbc online që citon burime të paidentifikuara.

Princi Harry dhe Meghan Markle në një njoftim të bërë dje thanë se heqin dorë nga ‘roli i tyre‘ si anëtarë të familjes mbretërore britanike për të pasur ‘pavarësi financiare’ maksimale në aktivitetet e tyre publike dhe bamirëse.

Njoftimi, i konfirmuar nga Buckingham Palace, është dhënë nga vetë dukët e Sussex në profilin e tyre Instagram.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb