ekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje botës për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme klimatike, ndërsa hapi dje një samit virtual me qëllim rifillimin e përpjekjeve për të luftuar ngrohjen globale, pesë vjet pas Marrëveshjes së Parisit.

 

“U bëj thirrje udhëheqësve botërorë të deklarojnë një gjendje të jashtëzakonshme klimatike në vendin e tyre, derisa të arrihet neutraliteti i karbonit”, tha ai.

Kreu i OKB-së theksoi se nevojiten përpjekje të konsiderueshme tani për të zvogëluar emetimet globale me 45% deri në vitin 2030 në krahasim me nivelet e vitit 2010.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb