Qeveria britanike siguroi dje se Brexit kishte bërë të mundur që BM të ishte vendi i parë perëndimor që autorizon një vaksinë kundër koronavirusit të ri, një pretendim që tërhoqi kritika nga nacionalizmi farmaceutik.

“Ndërsa deri në fillim të këtij viti ishim në Agjencinë Europiane të Barnave, falë Brexit ne qemë në gjendje të merrnim një vendim duke u bazuar në rregullatorin britanik dhe jo me ritmin e evropianëve, të cilët po lëvizin pak më ngadalë”, tha ministri i Shëndetësisë Matt Hancock, pas miratimit që iu dha vaksinës të aleancës gjermano-amerikane Pfizer / BioNTech.

“Ne të gjithë bëjmë të njëjtat kontrolle sigurie dhe ndjekim të njëjtat procedura, por kemi qenë në gjendje të përshpejtojmë mënyrën si bëhen falë Brexit-it”, shtoi ai.

Për shkak të Brexit, Agjencia Europiane e Barnave (EMA), përgjegjëse për autorizimin dhe kontrollimin e ilaçeve në BE, u zhvendos nga Londra në Amsterdam në mars 2019 me 900 punonjësit e saj.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb