Rajoni i Jorkshajërit të Jugut do të përfshihet të shtunën në zonat me kufizimet më të rrepta në fuqi në Angli kundër koronavirusit të ri, në këmbim të një mbështetjeje financiare, njoftuan sot autoritetet lokale.

Ky rajon i veriut të Anglisë me 1,4 milionë banorë do të kalojë në nivelin e alarmit “shumë të lartë”, shkalla e fundit e një sistemi me tre nivele, vendosur nga ekzekutivi britanik.

Ai përfshin ndalimin për familjarë të ndryshëm të takohen, me përjashtime të rralla.

“Drejtuesit vendorë dhe unë kemi siguruar fonde prej 41 milionë sterlina (45 milionë euro) nga qeveria për të mbështetur banorët dhe bizneset”, theksoi Twitter Dan Jarvis, kryetari i bashkisë së Sheffield.

Vendi më i prekur në Europë nga pandemia e COVID-19 me rreth 44 000 të vdekur, Britania e Madhe reagoi për rritjen e kontaminimeve në mënyrë të lokalizuar ndonjëherë përfshirë nga tensionet mes Londrës dhe komuniteteve lokale.

Marrëveshja me Jorkshajërin e Jugut erdhi një ditë pasi kryeministri konservator, Boris Johnson njoftoi kufizime drastike në qytetin e Mançesterit (veriperëndim), pas disa ditësh bllokimi të pasuksesshëm me autoritetet lokale mbi përfitimet ekonomike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb