Qeveria britanike njoftoi dje se së shpejti do t’u kërkojë udhëtarëve nga Bashkimi Europian, që duan të hyjnë në vend, të paraqesin pasaportat e tyre.

Më parë, qytetarët e BE-së mund të përdornin karta identiteti për të hyrë në Britani, siç është rasti në pjesën tjetër të Bllokut me 27 anëtarë.

“Kartat e identitetit janë më pak të sigurta se pasaportat”, argumentoi qeveria.

Kërkesa do të hyjë në fuqi nga tetori 2021, sipas dokumentit të politikave të qeverisë britanike, “Modeli Operativ i Kufirit”, i botuar sot.

Rregullorja e re vlen, gjithashtu, për vizitorët nga Zvicra, Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb