Ajo është kapur nga kamerat e sigurisë teksa kalon derën e zezë të 10 Downing Street.

Macja Larry, është gati të mirëpresë kryeministren e saj të katërt, nga Partia Konservatore, me ardhjen e Liz Truss sot, duke zëvendësuar ish-kryeministrin Boris Johnson.

Mediat britanike i kushtojnë artikuj maces 15-vjeçare që është në Downing Street që nga viti 2011. Madje ajo u citua në fjalimin e lamtumirës të Johnson: “Unë i them partisë sime se nëse Dilyn (qeni i Johnson-it,) dhe macja Larry i kanë lënë mënjanë zënkat e tyre, po ashtu mundet edhe Partia Konservatore”.

Ndërkohë, megjithatë, macja mbetet në vend, ndërsa Jack Russell i BoJo duhet të largohet nga fusha. Në fund të fundit, Larry është mësuar t’i përshëndesë ish-kryeministrat, siç bëri me lamtumirën e Theresa May dhe madje edhe më parë me David Cameron.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb